E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ura e Zogut drejt rrënimit, asnjë nderhyrje në të

Ura me harqe e njohur si ura e Zogut që lidh dy brigjet e lumit Mat në Milot, vijon të degradohet. Rreziku i shembjes totale të njërës prej këmbëve të kësaj ure, nuk ka kaluar për shkak se deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Muaj më parë, u trumbetua me të madhe që inxhinier nga Tirana kishin hartuar një projekt për shpëtimin e kësaj vepre kulturore, por deri tani, në terren nuk ka nisur asnjë ndërhyrje. Ura vijon të degradohet akoma edhe më shumë për shkak se gjatë muajve të verës është devijuar uji i lumit për vaditje në zonën e Lezhës, pikërisht në anën më të rrezikuar ku njëra nga këmbët e kësaj ure ka pësuar një ulje të ndjeshme duke rrezikuar gjithë konstruktin e urës.

Për qindra vizitor kureshtar që lëvizin në aksin e rrugës së Kombit, lënia në mëshirë të fatit të kësaj vepre shumë të bukur dhe të rrallë, është në dëm të turizmit shqiptar.

Shumë kureshtar, ndalen teksa lëvizin drejt bregdetit të veriut të vendit tonë, por kur përballen me gjendjen në rrezik shembje të urës, mbeten të habitur.

I tillë është edhe rasti i këtij vizitori nga Kosova i cili kërkon që në këtë vepër, të ndërhyhet sa më pare Prej më shumë se 1 viti e gjysmë, ura e Zogut po rrezikon shembjen, teksa prurjet e shumta të lumit Mat në janar të vitit 2021, i dëntuan rëndë njërën nga këmbët në anën veriore të saj.

Kjo urë është monument kulture i kategorisë së parë dhe është ndërtuar në kohën e Mbretit të të gjithë shqiptarëve Ahmet Zogu. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit