E premte, 22 Nëntor, 2024

Përplasen dy makina në Tiranë, ndërron jetë vajza 22-vjeçare

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë në zonën e njohur si “Kthesa e Valiasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në njërën prej këtyre dy makinave udhëtonte babai me vajzën 22-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Nga ana tjetër, policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës tjetër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit