Bajpasi i rrugës së Arbrit që kalon nga fshati Bastar Murrize i Tiranës dhe Xibër – Murrize i Klosit, vijon të jetë segmenti më problematik i të gjithë aksit rrugor.
Jo vetëm terreni në të cilin është ndërtuar, por edhe dëmtimi i asfaltit, po e bën kalimin e automjeteve të vështirë dhe të rrezikshëm.
Veç gropave që janë hapur në disa pika që nga hyrja e tunelit numër 2 në anën e Xibrit, ka edhe deformime të rrugës, siç është kjo në fshatin Bastar Murrize.
Kjo shembje e rrugës, po rrezikon jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve pasi është në një zonë të padukshme pë rata që udhëtojnë drejt Qarkut Dibër.
Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se mungon edhe sinjalistika paralajmëruese, ç’ka rrit më tej rrezikun për aksidente, sidomos për ata që lëvizin për herë të parë në këtë rrugë.
Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë për riparimin e deformimi e rrugës në Bajpasin e Murrizit, pasi me nisjen e shirave të vjeshtës, situata përkeqësohet akoma më shumë. /btvnews.al