E hënë, 25 Nëntor, 2024

Lulzim Basha: Detyrën e kreut të grupit parlamentar do t’ia delegoj një prej nënkryetarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka dhënë një prononcim për mediat.

Ai tha se detyrën që ia delegoi statuti i PD-së, ai i kreut të grupit parlamentar, do ta delegojë te një nga nënkryetarët e partisë.

“Asnjë debat artificial apo i natyrshëm me njëri-tjetrin nuk ndihmon. Kauza jonë është për qytetarët. Në momentin kur televizioni syri do t’i drejtohet zyrtarisht PD do të përgjigjem. Prej ditës së djeshme me hyrje në fuqi të statuti të PD, janë marrë vendimet përkatëse. Dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar. Do ta delegoj te një nga nënkryetarët e PD, siç ka qenë më parë. Thirrja ime për çdo deputet pas një orë të vështirë, është që tani është momenti të shohim, përtej interesave personale”, tha Basha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit