Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi, do të bëhen sërish prindër. Përmes një feste me familjarë e miq të afërt, prindërit e dy vajzave kanë zbuluar se, së shpejti, do t’u vijë në jetë një djalë.
Gresa Krasniqi postoi e para disa foto nga festa e baby shower duke ndarë me të gjithë edhe gjininë e fëmijës së tretë.
Dy vajzat e çiftit, Eva dhe Erika, e zbuluan gjininë përmes ngjyrës së veshjeve të tyre. Bluja i lajmëroi të gjithë se anëtari i ri që do t’i bashkohet familjes është djalë.
Lyrical Son (Festim Arifi), në një intervistë të pak kohëve më parë rrëfeu publikisht edhe një prej momenteve më të vështira për të dhe bashkëshorten e tij, kur mjekët u kërkuan të abortonin njërën nga vajzat. Për fat të mirë, ajo tani gëzon shëndet të plotë së bashku me familjen e saj.
“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën. Mjekët na thoshin ta abortonim Erikën, që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit”. /btvnews.al