E hënë, 25 Nëntor, 2024

Adoleshenti shqiptar rrëmbehet në qendër të Brukselit

Një adoleshent shqiptar është rrëmbyer në qendër të Brukselit pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier, raporton Het Nieuwsblad.

Ai u tërhoq zvarrë nga katër burra që e futën në një makinë.

Dy orë më vonë, pas orës 04:00 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit.

Dhunuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij dhe i kishin thyer hundën. I riu u dërgua në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda një rrjeti shqiptar.

16-vjeçari, sipas mediave belge, dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë. Por shumë shpejt tutori dhe disa miq të tij u hakmorën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit