E hënë, 25 Nëntor, 2024

Greqi/ Uji vërshon në qytete, 1 i vdekur

Moti i keq ka goditur një pjesë të Greqisë, ashtu siç kishin paralajmëruar autoritetet greke.

Stuhia “Daniel” goditi kryesisht pjesën qëndrore të shteti grek, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytet. Një person ka humbur jetën në Volos. Ndërsa një burrë tjetër 34-vjeçar është i zhdukur. Ai tentoi të kalonte përroin me makinë për të dalë në anën tjetër, por rrjedhja e furishme e mori me vete. Autoritetet janë duke kërkuar për gjetjen e tij.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga qytete të ndryshme, ku rrjedha e ujit ka marrë me vete makina si dhe ka përmbytur shtëpitë. Niveli i ujit në zona të ndryshme ka shkuar deri në 1.5 metra lartësi.

 

Situata është shumë e rëndë në fshatin Agios Joannis në bregdetin e Pelionit.

Në Larisa janë përmbytur shtëpi dhe dyqane.

Problematike është situata edhe në Volos e në Skiathos. Në këtë të fundit u urdhërua pezullimi përkohësisht i qarkullimit të automjeteve në të gjitha rrugët deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat e prekura të Greqisë nga stuhia “Daniel” që të evitojnë daljet dhe udhëtimet.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit