E diel, 24 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit për datën 5 shtator 2023

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit