WABetaInfo raporton se një grup i zgjedhur përdoruesish po testojnë versionin e ri të aplikacionit. Në screenshot-et që janë shpërndarë, shiriti i sipërm do të jetë tërësisht i bardhë ndërsa pjesët e tjera të ekranit do të ngjyrosen nga e gjelbra karakteristike.
Butoni i lundrimit mes bisedave, statusit, komuniteteve dhe telefonatave është zhvendosur në shiritin e mëposhtëm.
Dizajni i ri parashikon që të ketë filtra për bisedat të cilat lehtësojnë kategorizimin e mesazheve të lexuara, personale apo të punës më lehtësisht.
Të gjitha këto mund të jenë të dobishme kur WhatsApp të lançojë edhe opsionin që mund të përdoren disa llogari njëkohësisht.
Gjithsesi, versioni i ri është ende në fazën e testimit ndaj mund të shtohen opsione të reja përpara se të jetë i disponueshëm për përdoruesit.