E enjte, 21 Nëntor, 2024

Bardhi: Jam unë kryetari i grupit parlamentar të PD-së! Nuk jam ushtar as i Bashës e as i Berishës

Gazment Bardhi u shpreh se nuk është as ushtar i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës.

Bardhi u ndal te mbledhja e përbashkët me grupin e Berishës dhe me aleatët duke pohuar se do të unifikojmë axhendën politike të opozitës në parlament.

“Unë jam ende kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike përderisa kam besimin e kolegëve deputetë.

Unë jam ushtar i parimeve dhe vlerave të qëndrimeve të mia nuk jam ushtar as i Sali Berishë dhe as i Lulzim Bashës.

Takimi i djeshëm kishte të bënte me unifikimin e axhendës të aksionit politik të opozitës, i gjithë grupi parlamentar do të unifikoj aksionin politik”, tha Bardhi në emisionin ‘Breaking’ në Top News.

Bardhi foli edhe se kush do të replikojë me kryeministrin Rama në parlament.

“Sipas ligjit i takon kryetarit të grupit parlamentar ose mund t’ia delegoj replikën një kolegu deputet të opozitës”, shtoi Bardhi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit