E hënë, 17 Shkurt, 2025

Opinion/ “Bashkimi” i PD, qytetarët e Dibrës, janë skeptik

Përçarja e opozitës, sipas qytetarëve është dëmi më i madh që po i bëhet vendit, pasi pa një opozitë të shëndosh nuk ka as qeveri të përgjegjshme.

Por për qytetarët e Dibrës, bashkimi i opozitës është ende larg, pavarësisht lëvizjeve të fundit, që një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike u bënë bashkë.

Sipas qytetarëve, këto bashkime janë figurative dhe nuk sjellin asnjë besim në popull, përkundrazi, shihen si lëvizje për të mbrojtur interesat personale të individëve të veçantë.

Shumë qytetar mendojnë që lideri historik Sali Berisha duhet të tërhiqet dhe partia Demokratike të shkojë në një reformism të thellë.

Tashmë, Partia Demokratike, nga tre pjesë që ishte pak javë më parë, është bërë në dy pjesë ku në njërin krah janë Sali Berisha e Gazmend Bardhi dhe në anën tjetër, Lulzim Basha i cili u rizgjodh në fund të muajit Korrik si kryetar i kësaj force politike. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit