Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërsa nuk i kurseu ironitë.
Ai tha se qeveria Rama është gjithnjë e më rëndë, duke treguar kalbjen e saj.
“Hiq Lenën, vër Prenën. Gjithnjë e më rëndë do të shkojë e gjithë qeverisja e kalbur në rrënjët e saj. Një korrupsion skizofrenik.”, tha Meta. Ndërkohë ai shtoi se në 4 vite qeveria punoi për të vjedhur votat e shqiptarëve.
“Aksioni në Parlament e unifikon opozitën, kjo është çështje vullneti dhe jo negociatash. Opozita ka pasur mundësitë që të jetë më e bashkuar. Por s’ka ngelur shqiptar që se di se i gjithë shteti është organizuar që të 4 vite të punoj për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët e kanë nga një patronazhist.”, shtoi ai.