E diel, 24 Nëntor, 2024

Në Bulqizë, s’ka dru zjarri për dimër

Qytetarët e Bulqizës kanë nisur përgatitjen për stinën e dimrit.

Duke qenë se zona është ndër më të ftohtat në vendin tonë, banorët të parën gjë që bëjnë për stinën e dimrit, është sigurimi i ngrohjes.

Ata më së shumti përdorin drutë e zjarrit për të ngrohur për shkak se deri tani edhe çmimi ka qenë i pranueshëm. Por nga viti në vit, çmimi druve të zjarrit në Bulqizë ka ardhur në rritje. Këtë vit, sipas qytetarëve një metër kub dru zjarri shitet nga 5 mijë deri në 5500 por ajo që është më problem, mbetet mungesa e lëndës drusore.

Bulqizakët thonë se për momentin nuk kanë ku ta blejnë lëndën drusore pasi bashkia nuk ka gjendje.

Një pjesë e familjeve bulqizake kanë teprica nga dimri i kaluar, ndërsa një pjesë tjetër e ka gjetur mënyrën privatisht për të siguruar lëndën drusore.

Ata i kërojnë pushtetit vendor që të veprojë shpejt dhe të sigurojë drutë e zjarrit në mënyrë që të hyjnë në stinën e të ftohtit me lëndë drusore të siguruar.Ngrohjen me energji elektrike pjesa më e madhe e kanë thuajse të pamundur për shkak se kanë të ardhura të vogëla ekonomike në familjet e tyre. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit