E premte, 22 Nëntor, 2024

Në qeli për shpërdorim detyre, Lefter Koka paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit. Përmes avokatit, Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Në pretendimin e tij, avokati pohon se ish-ministri Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse sa i takon çështjes së inceneratorëve.

“Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Lefter Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës”, tha avokati Julian Mërtiri. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin, i cili deklaron pafajësinë e tij. Kujtojmë se Koka qëndron pas hekurave për shpërdorim detyre për aferën e inceneratorëve.

Koka kundërshtoi edhe akuzën e korrupsionit që ka ngritur SPAK ndaj tij. Sipas avokatit derisa Koka nuk ka shpërdoruar detyrën nuk ka si të ketë bërë korrupsion.

“Lefter Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash”, theksoi avokati. Ndër të tjera avokati tha se ka qenë Ministria e Financave që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike.

“Nëse do të kishte konstatuar probleme le ta kthente”. Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse”, -tha me tej avokati.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit