E premte, 22 Nëntor, 2024

Cigaret elektronike njëpërdorimshe me shije, të rrezikshme

Shumë vende të Bashkimit Europian, si Franca, Gjermania, Belgjika por edhe Australia po marrin masa për kufizimin e cigarave elektronike njëpërdorimshe me shije. Edhe në vendin tonë ekspertët e shëndetit publik ngrenë alarmin se këto lloj cigare nuk janë të sigurta.

“Jo të gjitha produktet janë të nivelit të cilësisë dhe të kontrolluar. Unë po ju them një fakt. Janë 250 lloje të ndryshme të këtyre produkteve që hyjnë në vendin tonë. Dhe ligji jonë e ka që i lejon të futen në doganë. Shqipëria nuk ka asnjë laborator, qoftë ajo në doganë që të hyjë në kontroll të këtyre programeve.”

Eksperti Roland Shuperka thotë se për këto lloj cigaresh duhet që të bëhet një ndryshim ligjor.

“Është shumë urgjente dhe e domosdoshme që duhet të përgatitet një nen që të lejohen produktet që hyjnë në Bashkimin Europian ose në disa vende të Bashkimit Europian duke marrë parasysh Franca, Anglia, Gjermania dhe duke vendosur një kufi të tillë.”

Përdorimi i këtyre lloje cigareve apo siç quhen ndryshe puffs është shqetësim sidomos për të rinjë nën 18 vjeç. Me nisjen e shkollës sipas Shuperkës duhet të bëhet një ndërgjegjësim për dëmin që ato sjellin.

Të dhënat e fundit tregojnë se përdorimi i duhanit në vendin tonë është në rritje.

“Përllogaritje të studimit të Bankës Botërore të para dy muajve rezultojnë se 39% e popullsisë shqiptare mbi moshën 15 vjeç janë të varur nga duhani. Këto janë shifra që janë të larta, pra llogaritet rreth 60% e meshkujve dhe rreth 18% e femrave që pijnë duhan.”

Nga analizat që u janë bërë këtyre cigarave elektronike njëpërdorimshe në Britaninë e Madhe, veç nikotinës që krijon varësi, në lëngjet e frutave që ato kanë në përbërje u janë gjetur edhe metale të rënda, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit