E martë, 26 Nëntor, 2024

Ish-kryeministri doli nga intubimi, miku i familjes flet për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos: Është i vetëdijshëm, por…

Ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Fatos Nano, Ilir Kulla dhe mik i familjes ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e liderit historik të PS. Ai tha në emisionin Breaking në Top News, se gjendja e Nanos është e mirë dhe mjekët janë optimistë.

“Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë.

Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët nuk të lejojnë por ajo që di të them është se situata është përmirësuar shumë”, u shpreh Ilir Kulla.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit