Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këtë vit do të prezantojë ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2023.
Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 Shtator që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt.
Autorja e shumë hiteve botërore do të prezantojë artistët për kategoritë kur ato janë nominuar, por nuk përjashtohet mundësia që do të ndajë edhe ndonjë ëmim special. Këngëtarja shqiptare e ka ndarë lajmin me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori në ngjarjen e këtij viti. Ndërkohë, bukuroshja tjetër shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Aëards 2023, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar për këngën “I’m Good (Blue)” si ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me David Guettan.
Taylor Swift kryeson nominimet e këtij viti me tetë në kategori të ndryshme, përfshirë: ‘Artisten e vitit’, ‘Videon e vitit’ dhe ‘Këngën e vitit’. Doja Cat, Kim Petras, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Olivia Rodrigo dhe Sam Smith morën nga pesë nominime, ndërsa Blackpink, Diddy dhe Shakira secili me nga katër nominime.