Shqipëria do të sfidojë në transfertë Çekinë në ora 20:45, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Në kampin kuqezi mbizotëron klima pozitive, me lojtarët që duken të gjithë gati për të dhënë maksimumin në këtë duel të rëndësishëm.
Kombëtarja aktualisht renditet në vendin e 2-të të grupit E me 6 pikë. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin një fitore në shtëpi ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe në transfertë. Ndërkohë nuk morën asnjë pikë ndaj Polonisë.
Trajneri Silvinjo së bashku me ekipin do të tentojnë të dalin sonte me një rezultat pozitiv nga stadiumin “Fortuna Arena”.