Një 16-vjeçar shqiptar në Itali ka ndërruar jetë pasi u aksidentua të martën në Villafranca Lunigiana.
Adoleshenti i identifikuar si Gabriel Alibeaj u aksidentua me një triçikël, të cilin e drejtonte vetë. Dy ditë qëndroi në spital në gjendje të rëndë, por dje mjekët njoftuan ndarjen e tij nga jeta për shkak të plagëve të rënda.
16-vjeçari ëndërroi të bëhej futbollist profesionist. Ai luante për një skuadër lokale me grupin e të rinjve, të quajtur Lunigiana Pontremolese 1919, dhe konsiderohej lojtar premtues për të ardhmen.
Pas ndarjes së tij nga jeta, klubi ku Gabriele luante pezulloi stërvitjet në shenjë zie.