E premte, 29 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Bën manovra të rrezikshme në kryqëzimin mes dy qyteteve, gjobitet i riu

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme.

Policia Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.


Njoftimi i Policisë:

Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzimin mes dy qyteteve dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, identifikohet, kapet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh., që shafqet në video.

Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit