E hënë, 25 Nëntor, 2024

Georgina Rodriguez, “çmend” Venecian

Fustani i kuq që modelja kishte veshur në festivalin e filmit ishte frymëzuar nga filmi “Pretty Woman”

Georgina Rodriguez gjithmonë është në qendër të vëmendjes, por prania e saj në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia ishte ndër më magjepsëset.

Modelja bëri që ta kthejnë kokën gjatë Festivalit të Filmit. Fustani që ajo mbante të veshur ishte frymëzuar nga fustani që Julia Roberts kishte veshur në filmin ikonik të “Pretty Woman”.

Georgina mori pjesë në premierën e filmit “Enea” ndërsa fustani i kuq ishte dizajnuar nga Vetements për koleksionin e tyre Pranverë 2024. Ajo e kompletoi pamjen e saj me doreza të bardha, një varëse ari të bardhë dhe rubin të dizajnuar nga Pasquale Bruni, si dhe byzylykë dhe unaza elegante nga e njëjta markë.

Modelja vazhdon të bëhet një emër i rëndësishëm në industrinë e modës, pasi së fundmi ka bashkëpunuar me markat më të mira të modës, si dhe ka ndjekur shumë shfaqje dhe evente.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit