E martë, 3 Dhjetor, 2024

Futboll/ “EURO 2024″ Kush janë kombëtaret që zbresin sot në fushë

Luhen sot ndeshjet kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”, ku përveç Shqipëri-Poloni, luhen edhe 8 sfida të tjera interesant. Në Grupin E ku ndodhet edhe Kombëtarja jonë, luhet Ishujt Faroe-Moldavi. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, teksa moldavët shpresojnë se mund të shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati Europian pas përmbysjes që i bënë Polonisë.

Një tjetër duel interesant është ai mes Irlandës dhe Holandës në Grupin B, me “Tulipanët” që kërkojnë fitoren e radhës për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin, teksa në këtë grup luhet edhe Greqi-Gjibraltar.

NDESHJET:

GRUPI B

GREQI – GJIBRALTAR 20:45

IRLANDË – HOLANDË 20:45

GRUPI E

ISHUJT FAROE- MOLDAVI 18:00

SHQIPËRI – POLONI 20:45

GRUPI G

MALI I ZI – BULLGARI 18:00

LITUANI – SERBI 20:45

GRUPI H

KAZAKISTAN – IRLANDË E VERIUT 15:00

FINLAND – DANIMARKË 18:00

SAN MARINO – SLLOVENI 20:45/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit