E martë, 3 Dhjetor, 2024

Burrel/ Fëmija humbi ndjenjat në çerdhe dhe ndërroi jetë rrugës për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel ku një i mitur ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit