E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Robert Berisha konfirmon për herë të parë që ka një tjetër fëmijë përveç vajzës me Nora Istrefin

Përgjatë vitit 2016, në shtypin rozë, është aluduar se Robert Berisha ishte babai i një vajze nga një lidhje dashurie përpara se të martohej me Norën.

Në atë kohë, Roberti e kundërshtoi në mënyrë kategorike, madje duke u shprehur se do të denonconte për shpifje. Por së fundmi, Robert Berisha ka pranuar që është babai i një vajze tjetër përveç Renee-s, ajo quhet Arona dhe është 17 vjeç.

Ka qenë vet artisti, ai që ka publikuar një foto të vajzës në ditën e saj të lindjes ku shihet Arona së bashku me Renee. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Roberti është shprehur:

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme që të thotë “Babi, a ke qejf tani ti të më bësh publike;. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka që ka pranuar edhe unë që vjet për datëlindje, kur ka bërë 16-vjeçe, e kam publikuar”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit