Këngëtari duket se është shtuar në listën e kolegëve të tij, sa i takon trendit të fundit, ku fansat hedhin sende të ndryshme në skenë gjatë performancës së yjeve.
Nëse deri më tani keni parë që në skenat e yjeve ndërkombëtarë të hidhen mikrofona, topa apo sende të tjera, në skenën e Malumës papritur përfundon një patericë.
Këngëtari me stil, ja doli ta shmangte incidentin me të qeshur. Në një moment madje ai u përpoq të gjente fajtorin mes turmës, por më kot. Koncerti vijoi normalisht dhe këngëtari nuk mori asnjë lëndim. Sakaq pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.
Incidente të tilla janë duket se janë kthyer në trend së fundmi. Bebe Rexha, Ava Max, Harry Styles, Carbi B e shumë këngëtarë të tjerë të njohur me ose pa dashje kanë rënë pre e këtyre veprimeve të pazakonta nga fansat e tyre.