Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portugali ku rrugët e një qyteti të vogël janë përmbytur nga vera e kuqe.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Sao Lourenço do Bairro ku pas shpërthimit të dy fabrikaveme pije Levira, rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji i kuq.
Ndër të tjera thuhet se më shumë se 2.2 milionë litra verë nga distileria Levira, një nga distileritë më të mëdha të Portugalisë, rrodhën nëpër rrugët e qytetit. Përroi i verës nuk shkaktoi të lënduar, por përmbyti bodrumin e një shtëpie pranë fabrikës së pijeve