Dashi – Mund ta shijoni ditën e sotme vetëm nëse jeni në humorin e duhur. Do të merrni disa pyetje pikante, kështu që duhet të jeni të përgatitur për të dhënë përgjigjet e duhura. Duhet që të filloni që të mendoni që tani.
Demi – Dielli do ndikojë së tepërmi tek jeta juaj në çift dhe do e ngrohë atë. Do e keni më të lehtë të komunikoni dhe të kuptoheni me njëri-tjetrin. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme që do ua përmirësojnë buxhetin.
Binjakët – Pozicioni i planetëve do t’ju bëjë më në fund të ndjeni pasionin që keni kërkuar prej kohësh, por nuk kishte ndodhur kurrë. Duhet që të jeni vetvetja. Dikush ju adhuron për mënyrën si jeni.
Gaforrja – Edhe ju keni vështirësitë tuaja që të qëndroni gjithmonë moskokëçarës. Duhet që mbi të gjitha të gjeni vetveten dhe të mos merrni flakë pas situatave të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i shprehni ndjenjat një personi të veçantë.
Luani – Ju që jeni në një lidhje do keni disa kontradikta me partnerin tuaj sot dhe kjo do iu merzisë pa masë. Mundohuni të mos e humbisni për asnjë moment dialogun. Planetët do iu ndihmojnë të stabilizoni buxhetin. Shpenzoni pak me maturi dhe gjerat do të shkojnë si duhet.
Virgjëresha – Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën në çift, sot çdo gjë do të ndryshojë pozitivisht. Bashkëpunimi do të përforcohet dhe do të mendoni për të jetuar së bashku. Nëse i menaxhoni me kujdes financat situata nuk do të ketë asnjë problem.
Peshorja – Sot do të harxhoni pjesën më të madhe të kohës duke formuar dije të ndryshme. Jeni shumë intuitivë si natyrë. Ëndrrat tuaja kanë për t’u bërë realitetet.
Akrepi – Sektori i dashurisë do të jetë i qetë dhe nuk do të ndodhë asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni çdo moment për të reflektuar mbi të ardhmen. Financat do të fillojnë të stabilizohen pak nga pak, por ende nuk ka ardhur koha të shpenzoni pa frikë.
Shigjetari – Sot duhet që të bëni qejf. Shijoni ditën. Merrni pjesë në aktivitete të ndryshme. Nuk është momenti i duhur për të bërë thashetheme, por për të lëvizur.
Bricjapi – Është dita për të komunikuar me disa miq me të cilët kishit kohë pa folur. Ndiqni intuitën. Shkruani idetë tuaja dhe përdorini më vonë gjatë punës.
Ujori – Do luani sot me ndjenjat e dikujt që iu do sinqerisht dhe shpeshherë do të tregoheni egoistë. Herë do jeni të kënaqur dhe herë të pakënaqur nga situata në të cilën ndodheni. Sektori i parave do të influencohet së tepërmi nga Plutoni. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do të keni probleme.
Peshqit – Edhe pse në disa momente komunikimi në çift do të zbehet, pritet që përgjithësisht dita të jetë e mirë. Do bënit mirë të mos ua vinit veshin atyre që do iu thonë të tjerët. Sa i përket financave, tregohuni më të matur dhe largpamës. Vetëm kështu çdo gjë do të shkojë siç duhet. /btvnews.al