E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ndërtimi i rrugës së Arbërit, afron të rinjtë me fshatin

Braktisja e fshatrave nga të rinjtë në vitet e fundit është kthyer në trend që dalëngadalë nuk po përbën më çudi.

Por ka të larguar që i janë rikthyer fshati, ndonëse jo për të jetuar në të, por për të shfrytëzuar tokën bujqësore.

I tillë është edhe rasti i 43 vjeçarit Adrian Velcani. Ai prej vitesh jeton në Tiranë, por këtë vit është rikthyer për të investuar në vendlindjen e tij.

Adriani ka ardhur nga Tirana në fshatin Cerujë të Klosit ku ka kultivuar pemë të ndryshme frutore si dhe hardhi, jo për të shitur prodhimin, por për t’i konsumuar me familjen e tij.

Nga ana tjetër, 43 vjeçari shprehet se ndërtimi i rrugës së Arbrit e ka afruar më shumë me vendlindjen, ndaj dhe ka ardhur për të investuar e do të vazhdojë ta frekuentojë fshatin e tij të lindjes.

Rasti i Adrianit është ndër të paktën që banorët e larguar nga Klosi rikthehen për të shfrytëzuar tokat e tyre, megjithëse shembulli i tij mund të motivojë edhe të tjerët. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit