Rruga e Krastës vijon të jetë një rrugë e papërshtatshme si në verë dhe në dimër për drejtuesit e mjeteve.
Ato shprehen se gjatë periudhës së verës hedhja e zhavorrit në rrugë është një problem shqetësues, pasi mund t’i nxjerrë nga rruga më keq se sa akulli, dhe mund të përfundojnë në greminë, në kushtet e mungesës së mbrojtëseve anësore dhe sinajlistikës.
Shpeshherë rruga e Krastës është bërë problem mediatik, por instancat përgjegjëse nuk po japin asnjë zgjidhje. Sipas drejtuesve të mjeteve, rruga e Krastës ka mbetur si para 32 vitesh, me gjithë premtimet e shumta për ndërhyrje që jepen gjatë fushatave elektorale nga të gjitha forcat politike.
Sipas drejtuesve të mjeteve rruga e Krastës është vetëm 16,4 kilometra dhe investimi që do të bëhej këtu nuk është aq i madh, për gjithë ato toneleta krom që kalojnë në të, ku vetëm fitimet e një subjekti kromi mund ta kishin bërë këtë rrugë edhe me ndriçim e jo më me asfalt. /btvnews.al