Ilir Rexhepi, është aktori shqiptar që po korr sukses në kinematografinë në Gjermani. Ai ka marrë disa role kryesore, përfshirë këtu në serialin më të ndjekur në Netflix, “Skylines”.
Ai theksoi që ka pasur shumë probleme me gjuhën derisa u përshtatë pas shumë peripecish.
“Fillimi ka qene i vështirë në 2014, edhe normalisht donte përkushtim se ka qene një gjuhë tjetër dhe nuk ishte gjuha shqipe. Mendoj që gjuha dhe aksenti i gjuhës në gjermanisht është një prej pikave kryesore që të zotërohet mirë dhe që të luhet mirë në atë gjuhë. Ky ka qene për mua pak më i vështirë, mirëpo tani po mendoj se hap pas hapi po ia arrij, pasi është dhe një konkurencë shumë e madhe. Tani të shohim se si do të shkojë më tutje.
Unë jam aktor filmi dhe luaj dhe për televizion, po edhe për film. Filmat që realizohen këtu këto të mbrëmjes që jepen në ‘prime time’, janë goxha të punuar mirë. Kanë një traditë të lashtë dhe realizohen jashtëzakonisht mirë këtu. Këtu prodhohen shumë filma, nuk janë si në televizonet tona që realizohen 2-3 filma në vit.
Nga mosha 18-vjeçare u orientova në aktrim se në atë kohë vetëm Akademia e Arteve ka qene në Kosovë. Pasi e mbarova Akademinë, shkova te familja në Gjermani, pasi kisha dëshirë që të ikja në SHBA dhe kjo ishte dëshira ime, por ishte shumë vështirë”, u shpreh Rexhepi.