E diel, 22 Dhjetor, 2024

Censi i popullsisë dhe banesave, Rama: Detyrim patriotik për qytetarët

Nis censi i popullsisë dhe banesave. Me këtë rast është zhvilluar një ceremoni ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se përgjigja e çdo qytetari në lidhje me këtë census është një detyrim kombëtar.

“Mirëpritja e armatës së INSTAT dhe 10 minuta kohë për t’i dhënë këto të dhëna sipas pyetësorit të ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët ndërkombët është një detyrim patriotik”, tha kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se statistikat që do të dalin nga ky cens janë të rëndësishme edhe për politikbërësit.

“Është e rëndësishme edhe për ne, për politikbërësit për të korrigjuar trajektoret e politikave ekzistuese në realitetet konkrete demografike, për t’u nisur nga realiteti demografik dhe jo nga listat e votuesve që përfshijnë që të gjithë, edhe ata që banojnë dhe ata që nuk banojnë aty.

Nuk mund të bëjmë politika korrekte në raport me nevojat demografike duke u nisur nga shpërndarja e popullsisë në bazë të listave të popullsisë, por në bazë të rezultatit të këtij censusi”, u shpreh kryeministri.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit