E diel, 22 Dhjetor, 2024

Parulla ”Kosova është Serbi”/ UEFA pezullon ndeshjen Kosovë-Rumani

UEFA ka vendosur që tani e tutje të mos ketë më parulla provokuese drejt Kosovës.

Këtë duhet ta kuptojnë sa më mirë të gjithë ata që kanë ndjekur ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në minutat e para të saj.

Pas pak minutash, ultrasit rumunë ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej ”Kosova është Serbi:” një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i kanë dhënë fund shpejt dyshimeve dhe kanë kthyer skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit