Një 52-vjeçare ka humbur jetën në Tiranë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se gruaja ka qenë në tarracën e banesës së saj.
Ngjarja ndodhi afër qendrës tregtare TEG në dalje të Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al