E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Me 18 shtator nis Censi i popullsisë dhe banoesave 2023

Pas shtyerjes me dy vite për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit do të zhvillohet censi i popullsisë dhe banesave.

Numërimi i popullsisë dhe banesave do të nisë me datë 18 Shtator në të gjithë vendin. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se prej muajsh vijon përgatitja e grupeve që do të veprojnë në terren.

Agjentët e terrenit janë trajnuar në përdorimin e pajisjes evidentuese dhe intervistuese që do tju shërbejë gjatë punës gjashtë javore.Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit