Natyra e bukur e luginës së Shkopetit vijon të jetë në syrin e çdo vizitori që zgjedh të qarkullojë nëpërmjet aksit Burrel – Milot.
Të gjithë ata që udhëtojnë në këtë luginë, nuk mund t’i rezistojnë dot pamjes së mrekullueshme të natyrës dhe të mos ndalen për të shkrepur disa fotografi.
I tillë është edhe rasti i këtyre katër turistëve që vijnë nga Sllovenia.
Ata thonë se Shqipëria ka natyrë shumë të bukur dhe tërheqëse, sëcilës është vështirë t’i rezistosh.
Por për ta, problem mbeten rrugët pasi në shumë zona, gjendja e tyre është shumë e keqe.
“Unë jam nga Sllovenia. Ne planifikuam këtë vit planifikuam të vijmë në Shqipëri te shikojme vendin tuaj.
në këtë tur do të vizitojmë edhe vendet e tjera rrotull Shqipërisë. Këtu në Shqipëri kemi qenduar 4 ditë.
Jemi 4 miq në këtë udhëtim. Na pëlqen shqipëria shumë.
Ushqimi ishte ndryshe në çdo vend që kemi vizituar. Këtu natyra është shumë e bukur. Pas Shqipërisë ne po shkojmë sot për të vizituar Malin e Zi.
Ne udhëtojmë me motorra sepse e kemi më të lehtë dhe pasion. Kemi vizituar disa qytete të vendit tuaj.
Njerëzit shqiptar janë shumë të sjellshëm, nuk kemi patur asnjë problem.
I vetmi problem që kemi konstatuar në vendin tuaj janë rrugët. Do të kisha dashur që rrugët në disa vende të ishin më të mira pasi janë shumë keq.
Megjithatë, na pelqen Shqipëria dhe do të kthemi edhe vitin tjetër”.
Këtë vit Qarku i Dibrës ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve, pasi ju ofron turizmin malor, kulturor e historik. /btvnews.al