Një 37-vjeçare me iniciale N.R. është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.
Policia njofton se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.