Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë pasdites së sotme një masiv pyjor pranë fshatit Koçaj, në afërsi të Bulqizës.
Flakët po ndihmohen edhe nga era e fortë, duke sjellë që dhjetëra hektarë pyje dhe kullota të digjen.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur nderhyrja e zjarrëfikseve ndaj edhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri. /btvnews.al