Fundjava pritet të ketë mot të qëndrueshëm me temperatura deri në 32 gradë Celcius.
Kushtet atmosferike pritet të jenë relativisht të qëndrueshme, ku temperatura më e lartë pritet të arrijë deri në 32 gradë në qytetin e Beratit dhe 20 gradë Celcius në qytetin e Kukësit. Gjithashtu, pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të pasohen nga reshje shiu me intetnsitet të ulët përgjatë relieveve malore.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.