E enjte, 21 Nëntor, 2024

Goditi disa herë me shkop gruan duke i shkaktuar vdekjen, i moshuari në Përmet pëson infarkt

Një krim i rëndë në familje trondit dje Përmetin, ku një i moshuar dhunoi për vdekje gruan e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbarë. Gjithçka u zbulua nga shërbyesja e dy të moshuarve, e cila kur shkoi në banesë gjeti të pajetë të moshuarën me inicialet A.P. Gazetarja Brikena Meta raporton për BalkanWeb se 82-vjeçari me inicialet L.P., kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pasi iu kishte humbur jetën vajza e tyre.

Ndërkohë, pas shoqërimit të të moshuarit në polici, ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, ndërkohë që ka pësuar infarkt. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa duhet të japë llogari për vrasjen e gruas së tij, që dyshohet se e goditi disa herë me shkop druri.

NGJARJA

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja me inicialet V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve me inicialet L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin me inicialet L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit