E enjte, 21 Nëntor, 2024

Moti/ Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin.

Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit