Apple prezantoi në Qershor versionin e ri të programit iOS gjatë Konferencës Botërore të Programuesve. Më 18 Shtator iOS 17 do të jetë i disponueshëm për një pjesë të mirë të përdoruesve të iPhone. Më poshtë gjeni një përmbledhje të risive të përditësimit të sistemit.
StandBy Mode do të shfaqë njoftimet, orën, kalendarin apo foto ndërkohë që celulari është në karikim.
NameDrop do të lejojë përdoruesit të shkëmbejnë kontakte duke afruar celularët me njëri-tjettrin.
Swipe to Reply, një opsion në iMessage që do të bëjë të mundur përgjigjen ndaj një mesazhi specifik vetëm duke rrëshqitur gishtin mbi të.
Apple Maps do të lejojë shkarkimin e hartave për përdorim offline. Komanda “Hey Siri” është zëvendësuar thjesht me “Siri” ndërsa ngjitëset, emoji-t, Memoji-t dhe çdo figurinë tjetër ndodhet në ndarjen Stickers Drawer.
Gjithashtu janë bërë përmirësime për Autocorrect, opsione të reja në aplikacionin Health, rritje e privatësisë etj.
Versioni iOS 17 mund të shkarkohet nga iPhone SE (gjenerata e dytë ose më tej) deri te iPhone 14. iPhone 15 funksionon automatikisht me sistemin e ri