E diel, 24 Nëntor, 2024

Dibranët nxjerrin prodhimet vendase në treg, për blerësit çmimet janë të larta

Fermerët dibranë kanë nxjerrë në treg prodhimet stinore. Ashtu si në çdo zonë tjetër, edhe në Dibër sasia e prodhimit të këtij viti është shumë më e vogël se e vitit të kaluar.

Prodhuesit thonë se shkak është bërë moti i paqëndrueshëm gjatë stinës së pranverës. Në mungesë të tregut por edhe të rritjes së kostos së prodhimit, çmimi i produkteve vendase ka qenë më i lart se vitin e kaluar.

Megjithatë, tregtarët shprehen se janë munduar të mos kenë çmime të papërballueshme për qytetarët, ndërsa vënë re hezitimin e blerësve teksa shohin çmimet.

Qytetarët e Peshkopisë thonë se çmimet e prodhimeve vendase janë të papërballueshme, pasi janë rritur edhe çmimet e produkteve të tjera që blejnë. Megjithatë, ata nuk fajësojnë fermerët pasi kuptojnë që nuk ka abuzim, por rritja e çmimeve ka përfshirë gjithçka.

Nga ana tjetër, në qytetin e Peshkopisë mungon një treg frutaperimesh, ndërsa fermerët detyrohen t’i shesin prodhimet e tyre në rrugë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit