Ndërtimi i rrugës së Arbrit nga Maqellara në Gjoricë e tek Ura e Çerenecit ka kthyer të gjithë trafikun e automjeteve që qarkullojnë nga Dibra apo Maqedonia e Veriut në drejtim të Tiranës në këtë aks rrugor.
Më parë, lëvizja ishte përmes Shupenzës, ku banorët e saj e kishin më të lehtë aksesin në transportin publik drejt kryeqytetit dhe anasjelltas. Banorët thonë se me këtë devijon do tju duhet të dalin tek Ura e Çerenecit, por transporti me taksi deri atje kushton 500 lekë të rinj, thuajse sa bileta drejt Tiranës.
Ata i kërkojnë pushtetit vendor që të vendosë një linjë urbane në mënyrë që të gjithë ata që duan të lëvizin drejt Tiranës apo kur kthehen të marrin urban deri në Shupenzë.
Nga ana tjetër, banorët shprehen se ndryshimi i trafikut të automjeteve ka ndikuar edhe tek bizneset në zonë. /btvnews.al