Të dielën Kukësi do të mbajë zgjedhjet vendore pas shkarkimit të Safet Gjicit, për shkak të videoskandalit seksual.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka ndarë detajet teknike të procesit. Sa parti do të marrin pjesë? Sa është numri i votuesve dhe sa do t`i kushtojë buxhetit të shtetit.
PS
PD
PL
PSD
Partia per Integrimin
Ka 1 koalicion; bashke fitojme
Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë, Emri Vata i ‘BF’, Albert Halilaj nga PS
Janë 74 qendra votimi ku do të votohet
Në 37 qv, 7 janë të PS, 1 I PL 4 te PD
Në qendrat e tjera të votimit 3 PS , 3 PD dhe 1 i ‘PL’.
Jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD për komisionet, ka sjellë deri më tani 20 propozime, kemi miratuar 9 presim edhe 11 të tjera.
Zgjedhjet do t`i kushtojnë 25 milionë buxhetit të shtetit, të cilat nuk janë para të kërkuara shtesë, por në një menaxhim të buxhetit që ne kemi bërë, thamë se nuk ishte e nevojshme që të kemi buxhet shtesë.