Prej më shumë se 30 vitesh shumë nga fshatrat e Maqellarës nuk kanë ujë vaditës. Kjo për faktin se vepra vaditëse që vinte nga Bllaca e Bulqizës dhe kalonte në Maqellarë është prishur.
Të njëjtin fat ka patur edhe stacioni i elektropompës që merrte ujë nga lumi Drin i Zi. Për pasojë pjesa më e madhe e tokës bujqësore në këtë zonë është djerr. Por nuk ka ndodhur kështu me fermerin Fadil Sela nga fshati Burim.
Duke qenë i shkolluar në këtë fushë por edhe një pasionant, Fadili ka punuar thuajse gjithë tokën e tij bujqësore duke mbjellë kultura të ndryshme. Ai ka ngritur një plantacion me Arrë e gështenjë.
Në mungesë të kanalit vaditës, Fadil Sela ka hapur një pus uji, nga i cili e nxjerr ujin për vaditje nëpërmjet një pompe të lidhur me zetorin e tij.
Fadili ka arritur të kultivojë gjithë tokën, duke mbjellë edhe misër një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa i bën apel pushtetit vendor që të rikthejë ujin vaditës në këtë zonë pasi njihet si hambari i Dibrës. /btvnews.al