Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, tregoi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar sot nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Ambasadori Hoxha komentoi ndër të tjerat edhe debatin e Ramës me përfaqësuesit e Rusisë, duke thënë se debati i tyre është episodik dhe nuk ka lidhje me thelbin e takimit.
“Debati procedurial në fillim të takimit është episodik dhe nuk ka të bëjë me thelbin e takimit. Ky takim i sotëm është pjesë e programit të presidencës shqiptare të Këshillit gjatë këtij muaji.
Është një nga dy takimet dhe aktivitetet shënjuese, në anglisht quhen “signature events”, janë takime në të cilat presidenca investohet më shumë se sa në pjesë të tjera të axhendës.
Ky takim i këtij niveli të lartë, debat i hapur me Ukrainën është hera e parë që organizohet që prej fillimit të luftës dhe është në pajtim të plotë me qëndrimet që ka mbajtur Shqipëria mbi konfliktin në Ukrainë”,-tha Ferit Hoxha