Tabaku deklaroi se nuk do të marrë pjesë në votim, ndërsa shtoi më tej se “ligji nuk njeh realitetin dhe problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria”.
Deputetja demokrate u shpreh se nga norma e indeksimit, pensionet do të rriten me vetëm 50 lekë në ditë.
“50 lekë në ditë! 150 lekë në muaj. Çfarë do të bëj një pensionisti me 50 lekë në ditë? A mbijetohet me 50 lekë në ditë?”, u shpreh ajo.
Jorida Tabaku: Kam rezerva në lidhje me ligjin për pensionet dhe nuk do marr pjesë në votim. Ligji ka probleme të thella. Ligji nuk njeh realitetin dhe problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria. Kriza reale e Shqipërisë është, hemorragjia e largimit të qytetarëve, e cila ka lindur prej vitesh dhe ka qene një sinjal se çfarë duhet bërë ndryshe në vend.
Ky largim sot ka prekur çdo sektor të ekonomisë, arsimin, konsumin, rënien e numrit të nxënësve, studentëve, kjo është kriza reale. Skema e pensioneve është miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca në 2014. Reforma ndryshoi parimin, kontribuuesin më i madh përfiton më shumë, por i pabazuar në zhvillimin ekonomin, largimin e qytetarëve. Ndërsa që tani popullsia po plaket, qeveria s’di të jap përgjigje. E dini sa do të rriten pensionet nga norma e indeksimit? 50 lekë në ditë! 150 lekë në muaj. Çfarë do të bëj një pensionisti me 50 lekë në ditë? A mbijetohet me 50 lekë në ditë?
Mekanizmi i ngritur mbi taksimin ka stimuluar inoformalitetin. Sot tatohet puna më shumë se kapitalet dhe i ka detyruar bizneset të rrisin informalitetin.