E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mollë sherri “parkimi i makinës” si ndodhi vrasja e 33-vjeçarit, në kërkim fqinji i tij

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën. Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një komshi i tij natën e ditëlindjes. Ndërsa priste të festonte ditëlindjen, plumbat i morën jetën. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:0 të së enjtes. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim ndërsa në kërkim janë edhe katër shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë, shtetasit Aleksandër Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, që janë vëllai dhe kushërinj të autorit.

I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në lagje. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Vëllai i viktimës i ka thënë autorit të dyshuar se më ke bllokuar rrugën duke u konfliktuar te lokali që shërbente edhe si bilardo dhe ka kërkuar që të lirohet rruga duke qenë se kishte edhe ditëlindjen e vëllait dhe duhej që të kalonin automjete të tjera. Pas debatit është afruar më një automjet shtetasi Valter Fierza dhe në ato çaste Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend komshiun e tij. Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij.

Pas vrasjes autori i dyshuar Klodian Mhilli është larguar në drejtim të paditur bashkë me katër të tjerët që janë ende në kërkim. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj. Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori Klodian Mhilli dhe të dyshuarit si bashkëpunëtor të tij. Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 3 gëzhoja në vendngjarje që dyshohet se i përkasin autorit ndërsa ende jo automatiku me të cilin u krye vrasja.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po ashtu në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet. Shtetasi Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve edhe më përpara palët kanë pasur debate për çështjen e parkimit të makinës duke akuzuar njëri tjetrin për bllokim rruge. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit