Një drejtues automjeti në Peshkopi është ndëshkuar me masë administrative ditën e sotme pasi shkeli perimetrin e sigurisë në shkollën e Mesme Profesionale të qytetit të Peshkopisë, ndërsa automjeti është hequr me karrotrec.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe ata të Policisë Rrugore, në vijim të angazhimit maksimal për zbatimin me korrektësi të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla, kanë konstatuar një automjet të parkuar brenda perimetrit të sigurisë të një shkolle të mesme.
Menjëherë është identifikuar dhe ndëshkuar me masë administrative drejtuesi e automjetit i cili kishte parkuar brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë dhe automjeti është hequr e shoqëruar me karrotrec në ambientet e DVP-së.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të zbatojnë me korrektësi perimetrin e suigurisë së shkollave, pasi Policia është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të tillë.
Njoftimi i policisë!

/btvnews.al