Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë ditën e sotme vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.
Kështu, sipas vendimit, ish-ministri i Mjedisit Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg. Ndërsa, Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, me gjykim të shkurtuar përfiton 2.8 vite burg.
Në seancën e kaluar, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit. Ai tha ndër të tjera se nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse në këtë çështje dhe se vetëm ka ekzekutuar.
Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërsa, zëvendës Presidenti i FSHF, Arben Dervishi është shpallur i pafajshëm për aferën e inceneratorëve të Fierit. E po ashtu, është shpallur e pafajshme edhe Arjola Kodra.
-Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, 6,8 me gjykim të shkurtuar
-Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
-Klodian Zoto dënohet me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar
Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.